0
World

Irani zotohet për hakmarrje ndaj konfiskimit të anijes nga SHBA

April 20, 2026
Scroll

Posted 2 days ago by

Irani ka dënuar konfiskimin e një anijeje mallrash me flamur iranian në Ngushticën e Hormuzit nga SHBA-ja, duke e cilësuar një akt “piraterie të armatosur” dhe premton të hakmerret. Shtabi më i lartë ushtarak i Iranit, Khatam al-Anbiya, është zotuar se Irani do t’i përgjigjet konfiskimit të anijes mallrash dhe e ka quajtur këtë një “shkelje të armëpushimit”.

Sipas një deklarate të publikuar në mediat shtetërore, një zëdhënës ka thënë se SHBA-ja, duke “shkelur armëpushimin, hapi zjarr ndaj njërës prej anijeve tregtare të Iranit në ujërat e Detit të Omanit, çaktivizuan sistemin e saj të navigimit dhe hipën në të” duke “dislokuar” marinsat. “Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit së shpejti do t’i përgjigjen dhe do të hakmerren për këtë akt piraterie të armatosur nga Marina Amerikane”, thuhet në deklaratë. SHBA-ja kanë ndaloi dhe sekuestroi një anije mallrash me flamur iranian që po përpiqej të kalonte bllokadën e porteve të Iranit, tha Donald Trump. Anijes iu dha “paralajmërim i drejtë për t’u ndalur” në Gjirin e Omanit, por ajo refuzoi, kështu që marina “i ndaloi ata menjëherë duke hapur një vrimë në dhomën e motorit”, thotë Trump, duke shtuar se anija është nën “paraburgim” të SHBA-së. Sulmi vjen disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se po dërgon ekipin e tij në Islamabad për bisedime të mundshme me Iranin. Por një burim iranian thotë se Teherani nuk do të paraqitet për negociata nëse SHBA-të nuk e heqin bllokadën. Ndërkohë në Liban, armëpushimi 10-ditor me Izraelin është në fuqi, me mijëra njerëz që vazhdojnë të kthehen për të kontrolluar shtëpitë e tyre të shkatërruara në jug. The post Irani zotohet për hakmarrje ndaj konfiskimit të anijes nga SHBA appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More