0
Haradinaj: Vëllai i Kurtit ka hyrë aty ku bëhen vlerësimet e kontratave në energji
April 22, 2026
Posted 3 hours ago by
Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngritur akuza dhe dyshime lidhur me zhvillimet në sektorin e energjisë në Kosovë. Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj ka deklaruar se krijimi i disa kompanive në këtë sektor nuk është rastësi, duke pretenduar se ato kanë lidhje me Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, në këto procese është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka përmendur në kontekst të vlerësimeve të kontratave në energji.
“A është krejt rastësi kjo, që po krijohen këto kompani, të gjitha po e kanë njëfarë lidhje me Vetëvendosjen. Deri edhe vëllai i kryeministrit ka hyrë aty ku bëhen këto vlerësime të kontratave në energji. Ka hyrë në punë aty ku bëhen ato kalkulimet e blerjeve”, është shprehur Haradinaj. The post Haradinaj: Vëllai i Kurtit ka hyrë aty ku bëhen vlerësimet e kontratave në energji appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.