0
World

Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, joserioze

April 20, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka deklaruar se ka pranuar një komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin. Hamza para mediave bëri me dije se Kurti i ka bërë ofertë PDK-së për t’ia dhënë pozitën e kryetarit të Kuvendit, derisa ajo e nënkryetarit që e ka kjo parti t’i kalojë VV-së. Ai e quajti këtë ofertë joserioze.

“Sepse kryesia e Kuvendit është konstituar, Kuvendi është i konstituar, janë zgjedhur janë të votuar. Nuk e kemi kontestuar këtë çështje, nuk jemi duke folur për kryetar të Kuvendit. Nuk kemi shkuar të lypim pozitë as për vetë as për ndonjërin nga anëtarët e Partisë Demokratike. Kemi shkuar që me i dhënë vendit institucione dhe stabilitet politik. Kjo nuk është fare serioze”, deklaroi Hamza para mediave. The post Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, joserioze appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More