0
World

Gjiganti turk ia mësyn Edon Zhegrovës

April 14, 2026
Scroll

Posted 4 hours ago by

Juventusi po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës. Dhe, njëri prej futbollistëve që pritet të largohet nga Torino është edhe Edon Zhegrova. Ylli kosovar nuk po gjen hapësira nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, i cili së fundmi e vazhdoi kontratën me “Bianconeri”. Kjo nënkupton se ylli kosovar duhet t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Bardhezinjtë pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian.

Dhe, mediumi turk “Fanatik” raporton se Besiktasi ia ka vënë syrin përfaqësuesit kosovar, përcjell “Gazeta Express”. Bardhezinjtë nga Stambolli në fund të sezonit do të ndahen me përfaqësuesin tjetër kosovar, Milot Rashica, ndërsa tash duan ta transferojnë bashkëkombësin e tij. 27-vjeçari ishte transferuar tek Juventusi për 15 milionë euro, ndërsa ka kontratë me gjigantin italian deri në vitin 2030. Thuhet se Besiktasi e ka kontaktuar tashmë menaxherin e “Messit të Kosovës” për të kërkuar informacione rreth situatës së kontratës. Jo vetëm kaq, duket se edhe vetë Zhegrova është duke e projektuar ndërrimin e klubit dhe të fanellës në fund të sezonit, pas një edicioni mjaft të zbehtë dhe pa hapësira. Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet i ka zhvilluar veç 447 minuta në të gjitha garat me Juven, ndërsa nuk e ka asnjë gol e asnjë asist. /Gazeta Express The post Gjiganti turk ia mësyn Edon Zhegrovës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More