0
Fabrizio Romano i zbulon kushtet e Modricit për të vazhduar me Milanin
April 20, 2026
Posted 2 days ago by
Eksperti i “merkatos” Fabrizio Romano ka folur për të ardhmen e mesfushorit kroat të Milanit, Luka Modric, duke e bërë një përditësim mbi situatën e tij te Milani. Sipas gazetarit sportiv italian, ekziston një opsion në kontratën e mesfushorit kroat, prandaj nuk është e nevojshme një negociatë për ta vazhduar bashkëpunimin, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi kuqezi i ka bërë tashmë hapat e tij, si në nivel drejtuesish ashtu edhe nga ana e shokëve të skuadrës, të cilët po shtyjnë që ai të qëndrojë edhe një sezon tjetër. Megjithatë, çështja nuk lidhet as me aspektin ekonomik dhe as me vullnetin e lojtarit. Bëhet fjalë për faktorë të tjerë: Modric dëshiron fillimisht garanci që Milani do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Një tjetër element i rëndësishëm është raporti shumë i mirë me trajnerin Massimiliano Allegri, me të cilin ekziston respekt i ndërsjellë. Në fund, vendimtare mbetet konkurrueshmëria e skuadrës: Modric është shumë ambicioz dhe pret që Milani ta ndërtojë një ekip në lartësinë e duhur për të qenë protagonist edhe në Evropë. Klubi, nga ana e tij, i ka dhënë “dritë jeshile” atij për vazhdimin e kontratës dhe është gati të nënshkruajë në çdo moment. Tani pritet vetëm sinjali nga vetë lojtari, me një klimë përgjithësisht optimiste për vazhdimësinë. /Gazeta Express The post Fabrizio Romano i zbulon kushtet e Modricit për të vazhduar me Milanin appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.