0
World

EURO n’T7 ndryshon termin: Nga sonte çdo të premte në ora 22:00

April 17, 2026
Scroll

Posted 1 hour ago by

Emisioni “EURO n’T7” vjen me një ndryshim të rëndësishëm për shikuesit. Duke filluar nga sonte, emisioni do të transmetohet në termin e ri, çdo të premte në ora 22:00. “EURO n’T7” tashmë është konsoliduar si një nga platformat kryesore televizive ku trajtohen ekskluzivisht temat më aktuale ekonomike në vend. Përmes analizave të thelluara dhe diskutimeve me ekspertë të fushës, emisioni sjell një pasqyrë të qartë mbi zhvillimet ekonomike dhe sfidat me të cilat përballet Kosova.

Formati i emisionit mbetet i njëjtë: herë me panele diskutimi, e herë me intervista një-për-një me figura kyçe dhe me kredibilitet në ekonomi dhe vendimmarrje. Në edicionin e sontëm, i ftuar në studio do të jetë ish-kryeministri Avdullah Hoti. Tema që do të trajtohet sonte është: “Alarm për ekonominë: Kosova në presion ekonomik – kush e solli këtë situatë?” Me këtë ndryshim termini dhe me tema që prekin drejtpërdrejt zhvillimet ekonomike në vend, “EURO n’T7” synon të mbetet një pikë referimi për analizë serioze dhe debat të argumentuar për ekonomi The post EURO n’T7 ndryshon termin: Nga sonte çdo të premte në ora 22:00 appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More