0
World

E shtuna me diell

April 18, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Pasdite vonë rrallë në disa zona malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu. Do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu e verilindja të cilat lokalisht nganjëherë mund të jenë të fuqishme. Temperaturat nga 5 minimalja deri në 20 maksimalja. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Rrebeshe afatshkurtra dhe të izoluara shiu me vetëtima e bubullimë mund të ketë në jug të Shqipërisë dhe juglindje të Maqedonisë së Veriut. Rrebeshe më intensive priten në territorin e Greqisë. Dita e diel vjen më e qetë në aspektin e erërave dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje deri në 22 në Dukagjin e 20 në Rrafshin e Kosovës. Reshje të dobëta dhe të pakta priten në disa pjesë të Shqipërisë. Java e re fillon me shtim gradual të vranësirave dhe me mundësi për reshje lokale shiu. Gjasat për reshje lokale shiu do të rriten nga dita në ditë./MeteoBallkan/ The post E shtuna me diell appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More