0
Drita mposhtet në Skënderaj, vendos goli i Ronaldos
April 19, 2026
Posted 2 hours ago by
Kampionia në fuqi, Drita është mposhtur në “Bajram Aliu” të Skënderajt nga Drenica. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani u mposht minimalisht nga Drenica. Vendasit shënuan golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 43-të, me anë të Ronaldo Chacon. Drita pati tërë pjesën e dytë për të reaguar, por që nuk arriti të shënojë as golin e barazimit. Megjithatë, një ngushëllim për gjilanasit është se edhe kandidati kryesor për titull, Ballkani u mposht nga Malisheva.
Kështu, Drita e mbanë ende epërsinë prej pesë pikëve në krye të tabelës. Momentalisht, Drita ka 54 pikë, derisa Ballkani ka 49 sosh. Drenica është e shtata me 35 pikë, duke i ikur dy pikë barazhit./GazetaExpress/ The post Drita mposhtet në Skënderaj, vendos goli i Ronaldos appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.