0
World

Deputeti i VV’së i reagon shefes së deputetëve të LDK’së pasi në T7 e quajti “analfabet”

April 20, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i ka reaguar shefes së deputetëve të LDK’së, Jehona Lushaku Sadriu, e cila në një intervistë në Frontal të T7 e kishte quajtur Kërçelin si “analfabet” që s’merr vesh nga demokracia. Kërçeli ka thënë se pyetja që mbetet për t’ia bërë LDK’së, është nëse po shpresojnë më shumë te PDK apo te Vjosa Osmani. “Kur përpiqet të të ofendojë apo të të përulë një kolege deputete, e cila është shefe e grupit parlamentar të LDK-së, por postin e parë politik e ka marrë si asistente e një zëvendëskryeministri dhe ministri nga PDK-ja, nuk ke shumë çfarë t’i thuash.Mbetet vetëm një pyetje në këto raste.A po shpresoni më shumë te PDK apo te Vjosa?”, ka shkruar ai.

Lushaku e ka quajtur sot analfabet Kërçelin pasi ky i fundit ka ironizuar me LDK’në si rezultat i refuzimit të ofertës së LVV nga Abdixhiku dhe deklarimit se nuk do të takohet më me Kurtin./Express/ The post Deputeti i VV’së i reagon shefes së deputetëve të LDK’së pasi në T7 e quajti “analfabet” appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More