0
Dënimet për vrasjen e Liridonës, Hykmete Bajrami: Kush kryen krime të tilla do të kalbet nëpër burgje
April 21, 2026
Posted 3 hours ago by
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Naim Murseli bashkë me dy të tjerë u dënuan me burg të përhershëm për vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo tha se pa përjashtim duhet të angazhohemi që raste të tilla të vrasjes së grave të mos ndodhin. “Dënimi i tre të akuzuarve për vrasjen e LIRIDONA ADEMAJT është një lehtësim për familjen e Liridonës dhe për gjithë shoqërinë tonë.
Të gjithë, pa përjashtim, duhet të angazhohemi që raste të tilla të vrasjes së grave të mos ndodhin”. “Dënimi me burgim të përjetshëm është një dëshmi se kush kryen krime të tilla përballet me dorën e fortë të drejtësisë. Ky vendim duhet të shërbejë si paralajmërim i qartë se kush kryen krime do të kalbet nëpër burgje”, ka thënë Bajrami. /Gazeta Express The post Dënimet për vrasjen e Liridonës, Hykmete Bajrami: Kush kryen krime të tilla do të kalbet nëpër burgje appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.