0
Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe pjesë të Prishtinës
April 16, 2026
Posted 1 day ago by
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se si pasojë e një rrëshqitjeje të dheut në Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj. Sipas njoftimit, për shkak të këtij dëmtimi priten reduktime në furnizimin me ujë në Fushë Kosovë, Obiliq dhe lagjen Emshir. Ndikime në furnizim mund të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.
Ekipet teknike të kompanisë ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e problemit, ndërsa për orarin e reduktimeve do të njoftohet në vazhdim, theksohet në njoftim. Njoftimi i plotë: The post Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe pjesë të Prishtinës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.