0
Bonucci po e ëndërron Guardiolën si trajner të Italisë
April 20, 2026
Posted 3 hours ago by
Leonardo Bonucci e pranon se është shumë e vështirë që Pep Guardiola të bëhet trajner i kombëtares së Italisë, por thotë se “ëndërrimi nuk kushton asgjë”. Ish-mbrojtësi i kombëtares së Italisë, Bonucci ëndërron për emërimin e Guardiolës në krye të kombëtares “Azzuri”. “Duke ndjekur listën e emrave që janë përmendur këto ditë, nëse është një dëshirë e vërtetë për të filluar përsëri, do të filloja me mundësinë që të kemi Pep Guardiolën, sepse sjellja e tij do të thotë një ndryshim drastik nga e kaluara”, tha Bonucci në Madrid, përmes “Gazzetta dello Sport”, gjersa ishte pjesë e Çmimeve të Laureatëve të Botës së Sportit 2026.
“Mendoj se është shumë e vështirë, por që të ëndërrosh nuk kushton asgjë”, shtoi ai. Bonucci ishte njëri nga asistentët e Gennaro Gattusos, por që nuk dha dorëheqja pas eliminimit të Italisë nga “play-offi” i Botërorit, sikurse trajneri dhe Shefi i Delegacionit, Gianluigi Buffon. Bonucci është pjesë e strukturës teknike të Federatës dhe ishte i pavarur nga stafi i mëparshëm i trajnerëve. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2026. “Më është thënë të qëndroj, që të lidh pjesën e skautimit të lojtarëve të rinj, që mund të ftohen për ndeshjet e qershorit”, konfirmoi ai. Presidenti i ri i Federatës së Futbollit Italian do të zgjidhet më 22 qershor, derisa ndeshjet miqësore të Italisë në fillim të atij muaji, ndaj Greqisë dhe Luksemburgut do të menaxhohen nga trajneri i kombëtares U21 të Italisë, Silvio Baldini. Ish-mbrojtësi i Barit, Juventusit dhe Milanit, Bonucci luajti 121 ndeshje me kombëtaren e Italisë, duke shënuar tetë gola. Ai ishte pjesë e skuadrës “Azzure” që fitoi Europianin e vitit 2020 – i luajtur më 2021 – dhe shënoi golin e barazimit në finale ndaj Anglisë në “Ëembley Stadium”./GazetaExpress/ The post Bonucci po e ëndërron Guardiolën si trajner të Italisë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.