0
World

Bënin gara shpejtësie në Ferizaj, Policia gjobit 2 të rinjtë me nga 500 euro dhe ua ndalon vozitjen për një vit

April 18, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë të moshës 23 vjeç, dhe, 19 vjeç, pasi që të njëjtit po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj. Në njoftim bëhet e ditur se, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë 500 euro, 5 pikë negative, dhe, i është ndaluar drejtimi i automjetit për 12 muaj, përcjell Gazeta Express. ''Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik'', ka njoftuar ndër tjerash policia.

Njoftimi: Ndëshkohen dy shoferë që zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj Ferizaj, 18.04.2026 Patrulla e stacionit policor në Ferizaj, më datën 17.04.2026, rreth orës 23:34, ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Brahim Ademi ” në Ferizaj. Shoferët me inicialet A.Q. (23 vjeç), i cili drejtonte një veturë të tipit Vovlo ngjyrë e gjelbër me targa vendore, dhe L.K. (19 vjeç), i cili po drejtonte një veturë të tipit Mercedes ngjyrë e zezë me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie. Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj. Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Policia do të intensifikojë kontrollet në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo shkelje në numrat: 192 0290 326 250 0290 364 406 apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë. The post Bënin gara shpejtësie në Ferizaj, Policia gjobit 2 të rinjtë me nga 500 euro dhe ua ndalon vozitjen për një vit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More