0
World

BE përgatitet për krizë energjetike, pritet paketa e masave për uljen e taksave dhe menaxhimin e rezervave të gazit

April 22, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Komisioni Evropian pritet të prezantojë sot një paketë masash për të përballuar pasojat energjetike të konfliktit me Iran, mes paralajmërimeve për mungesa të mundshme të karburantit të avionëve gjatë muajve në vijim. Sipas draft-propozimeve të siguruara nga Reuters, Bashkimi Evropian synon të reduktojë taksat mbi energjinë elektrike dhe të koordinojë mbushjen e rezervave të gazit gjatë verës, në përpjekje për të zbutur ndikimin e krizës.

Dokumentet tregojnë se, për momentin, BE do të shmangë ndërhyrjet e mëdha në treg, si vendosja e tavaneve për çmimet e gazit apo taksimi i fitimeve të jashtëzakonshme të kompanive energjetike, masa që u aplikuan në vitin 2022 pas ndërprerjes së furnizimeve nga Rusia. Në vend të kësaj, Komisioni planifikon të rishikojë rregullat fiskale të BE-së për të favorizuar energjinë elektrike ndaj naftës dhe gazit, si dhe të lehtësojë procedurat për qeveritë që të ulin deri në zero taksat mbi energjinë për sektorë të caktuar industrialë. Po ashtu, BE pritet të ndërhyjë për të koordinuar përpjekjet e vendeve anëtare për mbushjen e depozitave të gazit në muajt e ardhshëm, duke ofruar një qasje më të unifikuar për sigurinë energjetike. Një tjetër element i rëndësishëm i planit është përgatitja për mungesa të mundshme të karburantit të avionëve, ku Komisioni do të japë udhëzime për qeveritë mbi mënyrën e menaxhimit të situatës, nëse tensionet në rajon përshkallëzohen më tej. The post BE përgatitet për krizë energjetike, pritet paketa e masave për uljen e taksave dhe menaxhimin e rezervave të gazit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More