0
Barcelona kryen detyrën, por lëndohet Yamal
April 22, 2026
Posted 1 hour ago by
Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në La Liga. Katalonasit triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Celta Vigos, në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll. Ishte Lamine Yamal i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje nga penalltia në minutën e 40-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express. Por, menjëherë pas ekzekutimit të penalltisë, ylli spanjoll u lëndua dhe u desh të zëvendësohej.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 82 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Real Madridi. Në anën tjetër, Celta Vigo mbetet me 44 pikë në vendin e shtatë. /Gazeta Express/ The post Barcelona kryen detyrën, por lëndohet Yamal appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.