0
World

As Reali e as Barça, gjysmëfinalja e Championsit pa dy gjigantët spanjollë për herë të dytë në 20 vjet

April 16, 2026
Scroll

Posted 3 hours ago by

Edicioni 2025/26 i Ligës së Kampionëve ka hyrë tashmë në fazën vendimtare, me çerekfinalet që i kanë dhënë verdiktet e fundit. Në ndeshjet e zhvilluara mbrëmë, tabloja u kompletua me eliminimin e Real Madridit dhe të Sporting Lisbonës, ndërsa e vazhdojnë rrugëtimin Bayern Munichu dhe Arsenali, të dy të kualifikuar në gjysmëfinale, shkruan “Gazeta Express”.

Pas “daljes” së Barcelonës, vjen kështu edhe eliminimi i përfaqësuesit tjetër të madh të futbollit spanjoll. Një goditje e dyfishtë që peshon jo vetëm në këtë edicion të kompeticionit, por edhe për futbollin iberik, i cili gjithsesi do të përfaqësohet nga Atlético Madrid. Për herë të dytë në 20 edicionet e fundit të Championsit, as Real Madridi dhe as Barcelona nuk arrijnë të kualifikohen në gjysmëfinale: kjo kishte ndodhur më parë vetëm në sezonet 2006/07 dhe 2020/21. Një statistikë që tregon sa e rrallë është të shihen të dyja fuqitë spanjolle jashtë turneut njëkohësisht qysh përpara fazës së parafundit. /Gazeta Express The post As Reali e as Barça, gjysmëfinalja e Championsit pa dy gjigantët spanjollë për herë të dytë në 20 vjet appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More