0
Armëpushimi i Pashkëve jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën
April 12, 2026
Posted 2 days ago by
Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të Pashkëve, të vendosur me iniciativën e Presidentit rus Vladimir Putin dhe me dakordësinë e Presidentit ukrainas Volodymyyr Zelensky. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase njoftoi në rrjetet sociale se deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar 2,299 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, numri më i madh i të cilave lidhet me sulme me dronë.
Sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase, nuk pati sulme me raketa dhe bomba ajrore të drejtuara. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri pretendime të ngjashme. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, më shumë se 1,900 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit u regjistruan nga pasditja e së shtunës deri në mëngjesin e sotëm, raportoi agjencia Tas. Sipas marrëveshjes midis Kievit dhe Moskës, armëpushimi i Pashkëve duhet të zgjasë 32 orë – nga e shtuna në orën 16:00 sipas kohës lokale në Moskë deri në fund të javës, njoftoi Kremlini. The post Armëpushimi i Pashkëve jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.