0
Arbeloa: Si mund të përjashtohet Camavinga për një rast të tillë? Jemi të tronditur dhe të zhgënjyer
April 16, 2026
Posted 2 hours ago by
Álvaro Arbeloa, trajner i Real Madrid, nuk e fsheh zhgënjimin pas eliminimit nga Bayern Munich dhe ndalet sidomos te episodi i kartonit të kuq ndaj Eduardo Camavingas, që e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Trajneri spanjoll ishte shumë i ashpër ndaj vendimit të referit: “Si është e mundur të përjashtohet një lojtar për një rast të tillë? Askush nuk e kupton këtë vendim.
Është diçka e pashpjegueshme dhe e padrejtë.” Ai më tej la të kuptohet se edhe referi mund të ketë bërë gabim në vlerësim: “E kam përshtypjen se gjyqtari nuk e dinte që Camavinga e kishte tashmë një karton të verdhë. Është edhe më e rëndë kështu.” Arbeloa u ndal edhe te ndikimi i këtij vendimi në ndeshje: “Është shkatërruar një ndeshje e bukur, një përballje e ekuilibruar. Një ndeshje eliminuese e tillë nuk duhet të vendoset nga një episod i tillë.” Sa i përket gjendjes së skuadrës, trajneri i “Los Blancos” u shpreh: “Jemi të tronditur dhe të zhgënjyer. Më vjen keq për lojtarët, për përpjekjen që e bënë dhe për tifozët tanë. Kemi dhënë gjithçka në fushë.” Në fund, Arbeloa e theksoi krenarinë për skuadrën pavarësisht eliminimit: “Kthehemi në Madrid me kokën lart. Këta lojtarë e dhanë maksimumin dhe kjo është ajo që ka rëndësi.” Eliminimi nga Bayern Munichu e lë një shije të hidhur te Real Madridi, sidomos për mënyrën si erdhi, me një vendim që vazhdon të shkaktojë polemika dhe debat në botën e futbollit. /Gazeta Express The post Arbeloa: Si mund të përjashtohet Camavinga për një rast të tillë? Jemi të tronditur dhe të zhgënjyer appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.