0
World

Arbeloa flet për fishkëllimat, për lojtarët, për gjasat për titull dhe për të ardhmen e tij

April 22, 2026
Scroll

Posted 2 hours ago by

Pas suksesit ndaj Alavésit, Álvaro Arbeloa e ka analizuar paraqitjen e Real Madridit, duke i pranuar vështirësitë e ndeshjes, e ardhur në një moment delikat pas zhgënjimit evropian. “Vinim nga një zhgënjim i madh, nuk ishte një ndeshje e lehtë. Tani duhet të mendojmë për udhëtimin në Sevilla kundër një kundërshtari të madh dhe në një stadium të vështirë”, shpjegoi ai, përcjell “Gazeta Express”.

Sa i përket temës më të nxehtë, asaj të raportit mes Vinícius Júnior dhe publikut të Bernabéut, Arbeloa e mbrojti lojtarin e tij. “Nuk është hera e parë që ndodh. Vinícius punon gjithmonë me shumë përkushtim edhe në vështirësi. Ka guxim dhe e ndien fanellën. Më pëlqen kur publiku e duartroket.” Ai po ashtu besim total te Eduardo Camavinga, i përshkruar si “lojtar me personalitet të madh”, dhe menaxhim i kujdesshëm për Jude Bellingham: “Vjen nga një dëmtim, nuk duam ta rrezikojmë.” Në fund, për garën për titull Arbeloa e mban të njëjtën linjë: “Për sa kohë matematika e lejon, duhet të besojmë. Çdo ndeshje ka rëndësi”. Dhe për të ardhmen e tij e mbyll shkurt: “Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me mua, ka rëndësi vetëm Real Madridi.” /Gazeta Express The post Arbeloa flet për fishkëllimat, për lojtarët, për gjasat për titull dhe për të ardhmen e tij appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More