0
World

Antimafia çmonton organizatën shqiptare të drogës në Itali, 28 arrestime

April 14, 2026
Scroll

Posted 4 hours ago by

Që nga orët e para të së martës, (14 prill), Operacioni “Daku” ka qenë në zhvillim e sipër, me 28 masa paraprake të ekzekutuara nga Policia e Shtetit në Itali, në provinca të ndryshme, ku pjesa më e madhe e të ndaluarve janë shqiptarë. Operacioni, i koordinuar Antimafia dhe nga Operacionalja e Trentos, përfshinte gjithashtu personel nga Seksioni Hetimor i Shërbimit Qendror të Operacioneve në Trieste.

Bastisja u përqendrua në një komplot të trafikimit të drogës në provincën e Bolzanos. Organizata ishte e dedikuar në aktivitetin e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, teksa aksioni është ende aktiv dhe pritet të zbardhen detaje të reja. Operacioni e ka marrë emrin “Daku” për shkak të nofkës shqip apo pseudonimit që shumë nga të dyshuarit shqiptarë thërrisnin njëri-tjetrin. Masat paraprake kundër njëzet e tetë të dyshuarve, kryesisht shqiptarë, po ekzekutohen nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese të Bolzanos, së bashku me kolegët nga Belluno, Trento, Venecia, Verona dhe Vicenza, dhe nga njësitë SISCO të Breshias, Trentos, Triestes dhe Venedikut, të bashkuara në kryeqytetin e Tirolit të Jugut nga Shërbimi Qendror i Operacioneve, si dhe Njësitë e Parandalimit të Krimit të Milanos dhe njësitë e qenve të Ankonës, Milanos dhe Padovës. Dhjetë nga të dyshuarit janë burgosur, tetë janë nën arrest shtëpiak dhe dhjetë prej tyre janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, informon media italiane. Provincat e Barletta-Andria-Trani, Brescia, Monza Brianza, Pordenone dhe Sondrio janë gjithashtu të prekura në këto raste të fundit. The post Antimafia çmonton organizatën shqiptare të drogës në Itali, 28 arrestime appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More