0
“A t’u ka ni zoni”, Uran Ismaili replikon me Hekuran Muratin: Karrigen e 30 euro për pacientë po e bleni 350 euro
April 23, 2026
Posted 2 hours ago by
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka replikuar në Kuvendin e Kosovës me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ismaili foli për politikat e tij shëndetësore gjatë kohës sa ishte ministër. Ai tha se një karrige prej 30 eurosh po blihet për 350 euro. “Përfituesit janë të Lëvizjes Vetëvendosje, po ti bazat e ministrit nuk i kupton.” “Unë kam ndërtuar politika shëndetësore që kanë rregulluar një treg shumë të madh.
Pra, kam ndërhyrë në politika shëndetësore dhe 12 milionë euro kemi blerë më lirë mallra. Një patericë që kushton 20 euro, ju jeni duke e blerë 140 euro. A t’ju ka rënë zëri ndonjëherë? A e dini që është blerë një karrige 350 euro, kur mund të blihet një karrige prej 30 eurosh? Nuk po të dëgjohet zëri”, ka thënë Ismaili. @betejat.pdk UranIsmaili PDK Kuvendi minister hekuranmurati original sound - Betejat e PDK-së The post “A t’u ka ni zoni”, Uran Ismaili replikon me Hekuran Muratin: Karrigen e 30 euro për pacientë po e bleni 350 euro appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.