0
A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat
April 14, 2026
Posted 1 hour ago by
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka folur për mundësinë që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të propozohet për president dhe qëndrimin e mundshëm të LVV-së ndaj kësaj çështjeje. Ai tha se çdo vendim në këtë proces varet nga rrethanat politike dhe se fillimisht duhet të përcaktohen parimet, kriteret dhe standardet e procesit. “Nuk është çështja se a është i pranueshëm.
Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë për principet e këtij procesi, të vendosim kritere e standarde, natyrisht edhe kufizime. Më herët nuk kanë qenë këto rrethana dhe nuk jemi në rrethana të njëjta”, tha Rrustemi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1. Ai shtoi se situata aktuale politike nuk është e krahasueshme me periudhat e mëhershme. “Rrethanat janë të rëndësishme dhe e determinojnë një proces. Nuk janë rrethanat e njëjta në asnjë syshim, sepse janë të pakrahasueshme”, u shpreh ai. Rrustemi tha se LVV ka qenë e gatshme për bashkëpunim edhe më herët, por sipas tij LDK nuk ka pranuar marrëveshje për koalicion. “Ne kemi qenë të gatshëm vitin e kaluar. Nuk do të kishte pasur nevojë për zgjedhjet e 28 dhjetorit nëse LDK do të ishte e gatshme për koalicion qeverisës. Ajo e refuzoi koalicionin”, tha ai. Ai shtoi se aktualisht LVV ka vota të mjaftueshme për formimin e institucioneve dhe se diskutimet politike do të vazhdojnë. “Në aktualitet, në kuptimin e votave, ne kemi mjaftueshëm për Kuvendin dhe Qeverinë. Nuk e di cila është gatishmëria e LDK-së për partneritet. Diskutimet do të vazhdojnë si me LDK-në ashtu edhe me PDK-në”, tha Rrustemi. The post A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.