0
3 fermerë në televotim, kush largohet ditën e hënë
April 17, 2026
Posted 2 hours ago by
Dona, Visi, Gresa, të cilëve fati u ra që të ishin bashkë në grup fituan sfidën e radhës, duke çuar në televotim grupin tjetër që e humbi atë, Klodin, Malborën dhe Blerinën. Për tre të fundit, do të jetë publiku ai që do të vendosë se kush do të largohet ditën e hënë. Sfida që i çoi në televotim ishte me litar. Dy grupet u pozicionuan në anët e pishinës dhe do tërhiqnin litarin.
Grupi që do rrëzohej dhe do humbiste litarin, humbiste edhe sfidën. Pak para sfidës, Dona kërkoi largimin nga ferma, me argumentin se në sytë e publikut nuk po shfaqej aq sa duhej. Por pas insistimit të fermerëve dhe moderatores Arbana Osmani, Dona pranoi të qëndronte dhe të shkonte në sfidë. The post 3 fermerë në televotim, kush largohet ditën e hënë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.