0
World

​Publikohen pamjet e të dyshuarës për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia kërkon identifikimin e saj

April 20, 2026
Scroll

Posted 4 hours ago by

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj” në Mitrovicën e Jugut. Sipas një njoftimi zyrtar, Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, është duke zhvilluar hetime lidhur me rastin e ndodhur më 31 janar 2026, në sheshin “Mehë Uka”.

Policia ka publikuar fotografi dhe video-sekuenca të personit të dyshuar dhe kërkon nga qytetarët që të ndihmojnë me informacione që mund të çojnë në identifikimin e saj. Autoritetet bëjnë thirrje që çdo informacion relevant të raportohet në numrat 192 ose 0800 19999, si dhe përmes emailit zyrtar të Policisë së Kosovës. The post ​Publikohen pamjet e të dyshuarës për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia kërkon identifikimin e saj appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left

People's Voices (0)

Leave a comment
0/500
Note: Comments are moderated. Please keep it civil. Max 3 comments per day.
You might also like

Explore More