Advertisement
World

ZRRE: Kushtetuesja ka refuzuar ankesën e PDK-së, vendimet tona për liberalizim të tregut të ligjshme

March 31, 2026
Gazeta Express
Scroll

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike përmes një komunikate për media ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme ankesën e PDK-së për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. ZRRE thotë se kjo e konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së sa i përket këtij procesi. “Lidhur me Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr.

Ref.: RK2990/26, të datës 23 mars 2026, në rastin KI252/25, parashtrues Partia Demokratike e Kosovës, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se Gjykata Kushtetuese ka shpallur kërkesën e parashtruesit të papranueshme. Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë”, njofton ZRRE. “ZRRE vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore përkatëse. Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve”, thuhet në komunikatë. The post ZRRE: Kushtetuesja ka refuzuar ankesën e PDK-së, vendimet tona për liberalizim të tregut të ligjshme appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More