Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren- Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale
April 8, 2026
Gazeta Express
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në raport bëhet e ditur se një punëtor i fabrikës ka marrë trajtim mjekësor për shkak të problemeve me frymëmarrje si pasojë e tymit, përcjell Gazeta Express. ‘’INCIDENT ZJARRI Fsh. Mushnikovë, Prizren 07.04.2026 – 03:00.
Raportohet se si pasojë e një zjarri në një fabrikë për prodhimin e stiroporit, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë shuar zjarrin. Një person, punëtor i fabrikës, ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak të problemeve me frymëmarrjen si pasojë e tymit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpress The post Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren- Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.