Zemërimi i Donald Trump ndaj Iranit fut NATO-n në krizë të re
April 3, 2026
Gazeta Express
Aleanca e NATO-s po përballet me një nga periudhat më të vështira që nga themelimi i saj, ndërsa tensionet e fundit mes SHBA-së dhe aleatëve evropianë janë thelluar për shkak të luftës me Iranin. Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur zemërim ndaj vendeve evropiane, të cilat refuzuan të dërgojnë flotat e tyre në Ngushticën e Hormuzit për të siguruar qarkullimin e tregtisë globale pas nisjes së sulmeve ajrore më 28 shkurt.
Si pasojë, ai ka paralajmëruar se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO. Në një intervistë për Reuters, Trump deklaroi: “A nuk do ta bënit edhe ju po të ishit në vendin tim?”, ndërsa në një fjalim të mëvonshëm kritikoi aleatët evropianë, pa e dënuar drejtpërdrejt NATO-n. Megjithatë, deklaratat e tij kanë rritur shqetësimin në Evropë se SHBA mund të mos i dalë në mbrojtje aleatëve në rast sulmi. Analistët paralajmërojnë se kjo situatë po dobëson besimin në marrëveshjen e mbrojtjes së përbashkët, që ka qenë themeli i sigurisë evropiane që nga Lufta e Ftohtë. “Kjo është gjendja më e keqe në të cilën ka qenë NATO që nga krijimi i saj,” tha analisti Max Bergmann, duke theksuar se kriza aktuale është e paprecedentë. Ndërkohë, edhe brenda Evropës po rritet ideja për një siguri më të pavarur nga SHBA. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kishte hedhur poshtë këtë mundësi vetëm pak muaj më parë, por tani ajo po shihet gjithnjë e më seriozisht nga zyrtarët evropianë. “NATO mbetet e rëndësishme, por duhet të jemi në gjendje të mendojmë edhe për një aleancë pa amerikanët,” deklaroi ish-shefi i forcave të armatosura franceze, Francois Lecointre. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zhgënjimin e presidentit Trump ndaj aleatëve, duke paralajmëruar se “Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë mend”. The post Zemërimi i Donald Trump ndaj Iranit fut NATO-n në krizë të re appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.