World

Zbulohet data e rikthimit të Amir Rrahmanit

April 8, 2026
Gazeta Express
Scroll

Amir Rrahmani është duke ushtruar intensivisht për ta “kapur” fundin e sezonit. Mediat italiane raportojnë se futbollisti kosovar është duke bërë ushtrime të specifikuara dhe individuale, ndërsa rikthimi i tij pritet të ndodhë më 18 prill. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Repubblica”, sipas të së cilit qendërmbrojtësi me përvojë mund të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për duelin e rëndësishëm me Lazion, të cilin napolitanët do ta lyajnë në stadiumin “Maradona”, përcjell “Gazeta Express”.

Ndonëse pritej që kapiteni i Kombëtares së Kosovës të rikthehet në pjesën e parë të prillit, një gjë e tillë nuk po ndodhë. Rrahmani ka mbetur jashtë fushave të blerta që nga muaji shkurt, respektivisht ishte lënduar në duel me Romën. Ai mungoi edhe në dy ndeshjet vendimtare të Kombëtares së Kosovës për t’u kualifikuar në Botëror, ndaj Rumanisë dhe kundër Turqisë në muajin mars. /Gazeta Express The post Zbulohet data e rikthimit të Amir Rrahmanit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More