World

Zbatimi i plotë i rregullave të reja për hyrje- dalje në Zonën Schengen, Ministria del me njoftim

April 10, 2026
Gazeta Express
Scroll

Me rastin e hyrjes së plotë në fuqi të sistemit të hyrje/daljes (EES) në Zonën Schengen Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje se cfarë u duhet qytetarëve të Kosovës që kalojnë kufirin. Detajet më poshtë Njoftim për zbatimin e plotë të Sistemit të Hyrje/Daljes (EES) në Zonën Schengen Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian nga sot (10 prill 2026) do të zbatohet plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Zonës Schengen.

Siç kemi njoftuar më parë, ky sistem ka filluar të zbatohet gradualisht nga 12 tetor 2025 deri në arritjen e zbatimit të plotë. Sistemi EES është një sistem i automatizuar dhe biometrik që regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, përmes mbledhjes së të dhënave si: gjurmët e gishtërinjve; fotografia e fytyrës; të dhënat e dokumentit të udhëtimit. Nga 10 prilli 2026, ky sistem zëvendëson plotësisht vulosjen manuale të pasaportave dhe mundëson identifikimin automatik të qëndrimeve të tejkaluara. Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore), duke plotësuar këto kushte: Të posedojnë pasaportë biometrike valide (e vlefshme të paktën 3 muaj pas datës së kthimit); Të justifikojnë qëllimin e udhëtimit (turizëm, vizitë familjare, biznes, etj.); Të kenë dëshmi të mjeteve të mjaftueshme financiare për qëndrimin; Të kenë biletë kthimi ose dëshmi për vazhdimin e udhëtimit; Të mos jenë në listat e ndalimit të hyrjes në Schengen. Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë të informojë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë sistem. The post Zbatimi i plotë i rregullave të reja për hyrje- dalje në Zonën Schengen, Ministria del me njoftim appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More