Yjet e kombëtares turke arrijnë në “Fadil Vokrri”, e testojnë fushën
March 30, 2026
Gazeta Express
Kombëtarja turke ka arritur në Prishtinë, pas aterimit në Aeroportin “Adem Jashari”. Turqia menjëherë nga aeroporti vendosi të shkojë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Yjet e kombëtares turke e testuan fushën e stadiumit, para përballjes së nesërme. Pas testimit të fushës, në konferencë për shtyp u paraqitën Vincenzo Montella, trajneri dhe kapiteni i kombëtares, Hakan Çalhanoglu.
Në arritjen e turqve në fushën e “Fadil Vokrrit”, të pranishëm ishin shumë gazetarë dhe disa shikues. Ndeshja Kosovë - Turqi luhet nesër, më 31 mars, në kuadër të finales së play-offit, për kualifikim në Botërorin e 2026-ës./GazetaExpress/ The post Yjet e kombëtares turke arrijnë në “Fadil Vokrri”, e testojnë fushën appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.