Xhafer Tahiri për Osmanin: Po e përfundon mandatin me ‘plot suksese’ – Kjo s’është lamtumirë, por shihemi në sfidën e radhës
April 3, 2026
Gazeta Express
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se Osmani po e përfundon mandatin me ‘’plot suksese në politikën e jashtme’’. Tahiri, po ashtu ka thënë se Osmani ka lënë trashëgimi të pasur politike në Presidencë, përcjell Gazeta Express. Postimi: Presidentja Vjosa Osmani po përfundon mandatin e saj 5 vjeçar në shërbim të Republikës, plot suksese si në politikën e jashtme por edhe duke lënë trashëgimi të pasur politike në Presidencë.
Mbrëmë isha i nderuar të jem i ftuar në pritjen e organizuar nga Presidentja Osmani ku takova miq të mirë me të cilët punova në vitet 2006-2016 në ZPRK! Kjo nuk është lamutumirë, por shihemi në sfidën e radhës! The post Xhafer Tahiri për Osmanin: Po e përfundon mandatin me ‘plot suksese’ – Kjo s’është lamtumirë, por shihemi në sfidën e radhës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.