Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurti s’ka folur me Macron për atë që shkroi
March 28, 2026
Gazeta Express
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili ka shërbyer si ministër i Propagandës gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka folur sot përsëri për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Paris dhe takimin e punës me presidentin Emmanuel Macron. Siç pretendon Vuçiq, komunikata e lëshuar nga Zyra e Kurtit nuk pasqyron diskutimet që janë bërë në Pallatin Elysee.
Vuçiç ka thënë për gazetarët se mori informacion në lidhje me takimin nga zyra e Presidentit Macron. Jam i kënaqur që Kurti është i kënaqur, por a do ta kufizojë dikush përdorimin e armëve serbe... Vetëm unë, si President i Serbisë dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura Serbe, mund ta kufizoj përdorimin e armëve serbe. Ne duam paqe dhe për këtë arsye nuk do t'i përdorim ato. Dhe nëse do të përdoren armë këtu apo atje, vetëm unë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe e marrim këtë vendim, ka deklaruar Vucic. The post Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurti s’ka folur me Macron për atë që shkroi appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.