Vrasja makabre në Shtip: I akuzuari Denis Asanov ishte monstruoz dhe pervers, flinte me një kukull në përmasa njerëzore
April 3, 2026
Gazeta Express
akuzuari për vrasje, 74-vjeçari Denis Asanov nga Shtipi, ka qenë monstruoz, pervers dhe i pamëshirshëm, mëson TV Star nga burimet e veta, ndërsa gjykimi ndaj tij vazhdon sot. Sipas aktakuzës, Asanov e vrau Borjankën me thikë në shtëpinë e tij, duke e goditur disa herë, gjë që i shkaktoi vdekjen. Më vonë, ai e copëtoi trupin e saj, duke dërguar pjesë të tij në lokacione të ndryshme, ndërsa trungun e kufomës e varrosi në oborrin e shtëpisë.
Gratë ishin obsesioni i tij, për çka edhe supozohet se Borjanka është vrarë nga xhelozia. Përveç që tregoi brutalitet dhe gjakftohtësi të jashtëzakonshme në vrasje, Asanov tërhoqi vëmendjen edhe si një person pervers; kur policia hyri në shtëpinë e tij për të kërkuar prova, gjeti në krevatin e tij një kukull femre të përmasave njerëzore, të veshur, me të cilën ai flinte. The post Vrasja makabre në Shtip: I akuzuari Denis Asanov ishte monstruoz dhe pervers, flinte me një kukull në përmasa njerëzore appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.