Advertisement
World

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: S’më mjafton, as nuk më plotëson të qenurit vetëm anëtar i thjeshtë i një partie politike

April 2, 2026
Gazeta Express
Scroll

Viktor Buzhala, ish-kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nga partia Guxo, ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga kjo parti. Përmes një deklarimi publik, Buzhala ka bërë të ditur se arsyeja kryesore e largimit është mungesa e angazhimit dhe e mundësisë për të kontribuar në kuadër të partisë. “Kam vendosur të largohem nga partia Guxo.

Nuk më mjafton, as nuk më plotëson të qenurit vetëm anëtar i thjeshtë i një partie politike,” ka thënë ai. Ai thekson se për t’u përfshirë në politikë ka bërë sakrifica personale, me qëllimin e vetëm për të kontribuar, por sipas tij kjo mundësi nuk i është dhënë deri më tani. Buzhala ka sqaruar se nuk ka arritur të bëhet deputet dhe nuk është pjesë e asnjë institucioni apo strukture brenda partisë Guxo, duke shtuar se nuk i është ofruar asnjë përgjegjësi. “Situata ku mbetem totalisht i paangazhuar bie ndesh me arsyen pse jam angazhuar në politikë,” është shprehur ai. Në fund, ai ka falënderuar bashkëkryetaren e Guxo-s, Donika Gërvalla, për mbështetjen e dhënë që nga fillimi, ndërsa ka theksuar se bindjet e tij politike mbesin të pandryshuara. The post Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: S’më mjafton, as nuk më plotëson të qenurit vetëm anëtar i thjeshtë i një partie politike appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More