Vidhet xhamia e 3-të brenda dy javësh në Pollog

Brenda dhjetë ditëve të fundit, rajoni i Pollogut është bërë shënjestër e hajdutëve që po vjedhin arkat e xhamive. Rasti më i fundit ka ndodhur dje në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku keqbërësit kanë hyrë me forcë mes mesditës dhe orës 15:00. ​Sipas policisë, autorët kanë thyer arkën e kontributeve vullnetare dhe kanë marrë paratë. Ky është rasti i tretë pas vjedhjeve në fshatrat Merditë të Gostivarit dhe Vrapçisht, ku në këtë të fundit u kap një 65-vjeçar. SPB Tetovë po punon për zbardhjen e këtyre krimeve që kanë shqetësuar besimtarët pak ditë para festës së Bajramit. The post Vidhet xhamia e 3-të brenda dy javësh në Pollog appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left