0
Vezët në Prishtinë arrijnë në 6 euro, shtrenjtohen edhe produktet tjera – tregtarët thonë se s’kanë konsumatorë
April 13, 2026
Gazeta Express
Shtrenjtimet e fundit dhe rritjet e çmimeve po gjejnë vend edhe në tregun e Prishtinës. Me ankesa për vështirësi në përballje me produktet po vlerësojnë qytetarët, ndërsa tregtarët po arsyetohen tek çdo rritje që po bëhet së fundmi. Tregtari që shet pemë e perime, Patriot Maqestena thotë se sikur këtë vit nuk kanë qenë çmimet më të larta asnjëherë. Maqestena që kompletin prej 30 vezësh të fshatit e shet për 6 euro ankohet se të gjitha janë shtrenjtuar.
“Domatet janë 3 euro, specat e djegëst janë 3 euro. Trangujt janë më lirë se po vijnë nga Shqipëria. Këto që vijnë nga Shqipëria po janë pak më lirë. Është e dukshme që u zbeh edhe interesimi i qytetarëve çmimet e shtrenjta, nuk donin të merrninE te pemët çmimet kanë qenë të njëjta, nuk kanë ndryshuar”, tha Maqestena. Ndërkohë, janë shtrenjtuar edhe cigaret. E kjo, sipas tregtarit Hasan Matoshi, po ndodh edhe për shkak të politikave të qeverisë. “Nëse shtrenjtohet pak rryma, nëse shtrenjtohet pak nafta, menjëherë i rrisin çmimetKa 50 euro akcizë për paketën e cigareve, nuk është në rregull kjo”, u shpreh Matoshi. Kjo situatë nuk e la pa përfshirë as shitësitë e veshjeve. Edhe Rrahim Govori shpreh ankesën për mungesë të interesit për blerje të rrobave dhe njëkohësisht, atë të konsumatorëve. “Aktualisht çmimet janë në rritje, e konsumatorë nuk kaPuna është përtoke por tash po mundohemi që punën ta kryejmë tamam”, shtoi Govori. Në anën tjetër, qytetarët po e hedhin përgjegjësinë mbi qeveritarët. Muharrem Metolli thekson se ata po shikojnë vetëm per vetëm e tyre, duke mos u interesuar fare për popullin. “Këta nuk mendojnë për askënd, vetëm për vetën e tyre.Në vend që ta ndihmojnë njëri-tjetrin, jo, këta vetëm për vetën”, vijoi Metolli. Ndërkohë qytetari Veton Kika e cilëson si problem këtë gjendjen me cmimmet, sepse me një pagë mujore sipas tij, nuk mund të ia dalësh. “Çmimet janë shumë të shtrenjta, kanë ndryshuar shumë, sa mundemi ta përballojmë po mundohemiËshtë problem kështu se me një rrogë s’mund të ia dalësh”, tha Kika. Edhe Zeqir Govori është pesizimit për tejkalimin e këtyre rrethanave. “Vështirë është boll po s’kemi çka të bëjmë. Rrogat e vogla, penionet e vogla asgjë. Si e qysh do t’ia dalim kështu nuk e di”, tha Govori. Muajve të fundit, çdo produkt është shtrenjtuar dhe janë rritur çmimet, për çka njësoj janë rritur edhe ankesat e qytetarëve sepse të njëjtit, ashtu siç shprehën po e kanë të vështirë t’ përballojnë ato. The post Vezët në Prishtinë arrijnë në 6 euro, shtrenjtohen edhe produktet tjera – tregtarët thonë se s’kanë konsumatorë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.