World

Uran Ismaili: Në Hagë e Prishtinë po përpiqen ta devijojnë historinë, që viktimat të harrohen e t’i dënojnë çlirimtarët

March 28, 2026
Gazeta Express
Scroll

Zyrtari i PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar lidhur me ekspozitën e fundit që është shfaqur në Prishtinë e që ka marrë vëmendje të madhe për shkak të gabimeve për ngjarjet dhe masakrat e ndodhura në Kosovë. Ismaili ka thënë ndërkohë që Ferdonije Qerkezei jeton me dhimbjen e saj çdo ditë, në Hagë dhe në Prishtinë akterë të ndryshëm po përpiqen ta shtrembërojnë historinë, që viktimat të harrohen e çlirimtarët të dënohen.

“Kush e kupton më mirë se Nana Ferdonije dhembjen e kësaj lufte? Ajo jeton çdo ditë me të. Ndërkohë, si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, akterë të ndryshëm po përpiqen të shtrembërojnë historinë tonë, që viktimat të harrohen, e çlirimtarët të dënohen. Pa të vërtetë, nuk ka drejtësi. Pa drejtësi, nuk ka as krenari për Kosovën. E pa këto të dyja, nuk mund të ketë një të ardhme të mirë”, ka shkruar Ismaili. The post Uran Ismaili: Në Hagë e Prishtinë po përpiqen ta devijojnë historinë, që viktimat të harrohen e t’i dënojnë çlirimtarët appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More