Ujkani: Zhegrova është luks për Juventusin, duhet shfrytëzuar maksimalisht
April 7, 2026
Gazeta Express
Ish-portieri i Kosovës dhe aktualisht zëvendësdrejtor i përfaqësueses, Samir Ujkani, ka vlerësuar lart potencialin e Edon Zhegrova, duke e lidhur emrin e tij me një klub të madh si Juventus. Në një prononcim për emisionin “SportCast”, Ujkani u shpreh se lojtari kosovar do të ishte një aset i jashtëzakonshëm për gjigantin italian. “Unë besoj që për një klub si Juventusi, Edon Zhegrova është luks, është luks për ta pasur edhe besoj që Juventusi duhet ta shfrytëzojë djalin maksimalisht për ta rritur nivelin dhe të kthehet Juventusi ku e meriton të jetë, në finalet evropiane, pra në Ligën e Kampionëve, të shkojë të fitojë ose të jetë konkurrent për ta fituar Ligën e Kampionëve,” deklaroi Ujkani.
Sipas tij, cilësitë individuale dhe kreativiteti i Zhegrovës mund të jenë faktor kyç për rikthimin e Juventusit në majat e futbollit evropian, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të jetë sërish pretendente serioze në UEFA Champions League. The post Ujkani: Zhegrova është luks për Juventusin, duhet shfrytëzuar maksimalisht appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.