World

Trupi i shtetasit amerikan që vdiq nga vetëaksidenti,  nuk u u nxorr deri në ora 21:00, policia jep detaje

April 9, 2026
Gazeta Express
Scroll

Një shtetas amerikan 24-vjeçar është vetëaksidentuar në Prevallë, si rrjedhojë ka mbetur i vdekur. Lajmi më parë është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Ai ka dhënë detaje të tjera, duke thënë se deri rreth orës 21:00 nuk është arritur që të nxirret trupi i viktimës, ndërsa aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:00.

“Ju informojmë se rreth orës 21:00 është arritur të nxirret trupi i pajetë i viktimës, mashkull 24 vjeçar, shtetas I ShBA-s. Në vendngjarje, në mënyrë të koordinuar dhe me angazhim të përbashkët, kanë marrë pjesë dhe kanë ofruar ndihmë njësi të ndryshme policore, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut. Gjithashtu, në operacion kanë kontribuar zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore, si dhe vullnetarë – motoristë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në mënyrë aktive në nxjerrjen e trupit. Në konsultim me prokurorin, do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore, në përputhje me procedurat https://www.gazetaexpress.com/prevalle-nje-shtetas-amerikan-vdes-tragjikisht-pas-vetaksidentit-me-motociklete-kater-rroteshe/ The post Trupi i shtetasit amerikan që vdiq nga vetëaksidenti, nuk u u nxorr deri në ora 21:00, policia jep detaje appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More