Trump pas armëpushimit dyjavor: Fitore e plotë e totale, uraniumi i Iranit do trajtohet në mënyrë të përsosur
April 8, 2026
Gazeta Express
Donald Trump ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që SHBA-ja ka arritur një “fitore totale dhe të plotë” pasi që ra dakord për një marrëveshje armëpushimi dyjavor me Iranin. Në një intervistë për Agence France Presse pas njoftimit të tij, ai ka deklaruar se uraniumi i pasuruar i Iranit do të “trajtohej në mënyrë të përsosur” sipas marrëveshjes, raporton BBC, përcjell Gazeta Express.
“Ose përndryshe nuk do të kisha rënë dakord,” shtoi Trump, pa dhënë detaje specifike për atë që do të ndodhte me uraniumin. Kur u pyet nëse do t’i rikthehej kërcënimeve të tij të mëparshme për të shkatërruar termocentralet civile dhe urat e Iranit nëse marrëveshja do të dështonte, ai u përgjigj vetëm: “Do të duhet ta shihni.” Trump, i cili pritet të udhëtojë në Kinë muajin e ardhshëm për t’u takuar me homologun e tij kinez Xi Jinping, tha: “Dëgjoj që po” kur u pyet nëse Pekini ishte i përfshirë në nxitjen e aleatit të tij kyç, Teheranit, për të negociuar një armëpushim. The post Trump pas armëpushimit dyjavor: Fitore e plotë e totale, uraniumi i Iranit do trajtohet në mënyrë të përsosur appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.