World

Trump: Kreu i parlamentit Ghalibaf, figura kyçe pas negociatave me Iranin! Askush nuk ka lajme për Mojtaba Khamenein, është plagosur rëndë

March 30, 2026
Gazeta Express
Scroll

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar se kreu i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, është personi me të cilin Uashingtoni ka qenë në kontakt javët e fundit për negociatat me Iranin. Në një intervistë për New York Post, Trump deklaroi se “brenda rreth një jave” pritet të bëhet e qartë nëse Ghalibaf është një partner me të cilin SHBA mund të bashkëpunojë realisht.

Presidenti amerikan foli gjithashtu për një ndryshim të thellë brenda Iranit, duke pretenduar se strukturat e vjetra të pushtetit janë zëvendësuar nga një grup i ri. “Ka pasur një ndryshim të plotë të regjimit, pasi strukturat e mëparshme janë larguar dhe tani kemi të bëjmë me një grup të ri njerëzish”, u shpreh Trump. “Dhe deri tani, ata kanë qenë shumë më të arsyeshëm”. Ai komentoi edhe mbi gjendjen shëndetësore të liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, djali i Ajatollahut të ndjerë Ali Khamenei. Sipas Trump, ekziston pasiguri e madhe pasi ai nuk është shfaqur publikisht që nga nisja e sulmeve nga SHBA dhe Izraeli më 28 shkurt. “Askush nuk ka lajme për të”, tha Trump, duke shtuar se lideri iranian “është shumë rëndë i plagosur”. I pyetur nëse Mojtaba Khamenei është ende gjallë, Trump u përgjigj: “Nuk e dimë. Besojmë se ndoshta po, por në gjendje shumë të rëndë”. /Panorama The post Trump: Kreu i parlamentit Ghalibaf, figura kyçe pas negociatave me Iranin! Askush nuk ka lajme për Mojtaba Khamenein, është plagosur rëndë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More