World

Tripunovski: Nuk ka të paprekshëm, kush shkel ligjin do të përgjigjet

March 28, 2026
Gazeta Express
Scroll

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Biznis 21”, theksoi se sistemi funksionon dhe se nuk ka persona të mbrojtur, pavarësisht funksionit të tyre. “Gjëja më e rëndësishme është që sistemi funksionon, nuk ka persona të mbrojtur nga pozita e funksionarëve, dhe kushdo që e shkel ligjin do të përgjigjet, pavarësisht nëse është nga pushteti aktual apo nga cilado pozitë, kjo vlen edhe për këto dy raste”, theksoi ministri.

Ai bëri një krahasim me të kaluarën, duke theksuar se pushteti i atëhershëm, sipas tij, përpiqej të mbronte dhe të injoronte indiciet për keqpërdorime dhe kriminalitet, ndërsa sot, siç tha, nuk është kështu. Ministri shtoi se askush nuk është dhe nuk do të jetë mbi ligjin, duke theksuar se ligjet duhet të respektohen dhe çdo person që shkel ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. “Dua të inkurajoj të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse janë bujq, apo biznesmenë, nëse kanë indicie për keqpërdorime dhe veprime jashtë ligjit, t’i raportojnë menjëherë dhe menjëherë do të veprohet”, porositi ministri Tripunovski. Ministri theksoi se nuk ndjen përgjegjësi, dhe se ndjenja e vetme që ka është se ligji duhet të veprojë në mënyrë të barabartë për të gjithë. “Veprime të tilla të Qeverisë ku luftohet kundër korrupsionit, duhet të përshëndeten”, theksoi ai. The post Tripunovski: Nuk ka të paprekshëm, kush shkel ligjin do të përgjigjet appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More