Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Vushtrri të premten rreth orës 15:00. Siç bën të ditur policia, dyshohet se babai e ka goditur me veturë fëmijën e tij nga pakujdesia dhe i njëjti nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar. “VRASJE NGA PAKUJDESIA Vushtrri 27.03.2026 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. The post Tragjedi në Vushtrri, vdes një fëmijë pasi dyshohet se babai e goditi me veturë nga pakujdesia appeared first on Gazeta Express.
March 28, 2026