Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë nga babai, plagosen nëna dhe motra e adoleshentit
March 28, 2026
Gazeta Express
Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka tronditur qytetin gjerman të Witten, ku një adoleshent 13-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me thikë, ndërsa nëna e tij 38-vjeçare dhe motra 9-vjeçare mbetën të plagosura rëndë. Mediat raportojnë se, sipas policisë lokale, ngjarja nisi si një grindje verbale brenda banesës familjare, e cila më pas u përshkallëzua dhe u zhvendos në një hapësirë publike, në sy të banorëve të zonës.
Situata doli jashtë kontrollit kur u përdor një objekt i mprehtë. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje bënë përpjekje intensive për të shpëtuar jetën e 13-vjeçarit, por plagët e tij rezultuan fatale. Autoritetet konfirmuan se babai gjerman, është i dyshuari kryesor dhe u arrestua rreth 100 metra larg shtëpisë. Sipas raportimit të Bild, thirrja e parë emergjente u regjistrua në orën 10:29 të mëngjesit. Një dëshmitar i cituar nga media gjermane deklaroi: “Duart e tij ishin të mbuluara me gjak. Ai ishte i shtrirë përtokë, nën mbikëqyrjen e dy oficerëve të policisë.” Ndërkohë, rreth 20 dëshmitarë të ngjarjes po marrin mbështetje psikologjike nga ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet kanë nisur kontrolle të detajuara në zonë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie. Polizeigroßeinsatz in Witten – Mehrere Verletzte, Verdächtiger offenbar festgenommen https://t.co/EpRqnZJkKb pic.twitter.com/oqxJA9oxZr — WELT (@welt) March 28, 2026 The post Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë nga babai, plagosen nëna dhe motra e adoleshentit appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.