Advertisement
World

Tragjedi në futbollin kosovar, ndërron jetë 43-vjeçari në mes të ndeshjes

April 3, 2026
Gazeta Express
Scroll

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin kosovar, pasi një person ka ndërruar jetë gjatë një ndeshjeje të Kupës së Veteranëve mes KFV Barileva dhe KFV Deçani. Sipas komunikatës së klubit KFV Barileva, bëhet fjalë për Liridon Gubetinin, i cili në moshën 43-vjeçare humbi ndjenjat menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Lajmi ka sjellë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, miqtë dhe i gjithë komuniteti sportiv, ku i ndjeri njihej si një njeri i jashtëzakonshëm dhe shumë i respektuar. Ai ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës së veteranëve të klubit që nga dita e parë e themelimit, duke kontribuar gjithmonë me përkushtim dhe zemër. Klubi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gubetini, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. “Humbja e Liridonit ka lënë një boshllëk të madh tek ne. Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë mes nesh”, thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit. Ky rast tragjik ka prekur thellë opinionin sportiv në vend./GazetaExpress/ The post Tragjedi në futbollin kosovar, ndërron jetë 43-vjeçari në mes të ndeshjes appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More