World

Tomë Gashi për protestën për ekspozitën: Mos të politizohet, OVL e UÇK-së është e të gjithëve

March 30, 2026
Gazeta Express
Scroll

Për debatin e madh të krijuar rreth ekspozitës në sheshin qendror të Prishtinës ka folur edhe avokati Tomë Gashi në emisionin Kosova Live në T7. Duke komentuar protestën e mbajtur sot nga veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të pakënaqur me përmbajtjen e ekspozitës, Gashi theksoi se kjo çështje nuk duhet të politizohet dhe se reagimi duhet të drejtohet tek institucionet përgjegjëse.

“Ky është një problem që prek të gjithë dhe nuk duhet të kthehet në temë politike. OVL e UÇK-së është e të gjithë shqiptarëve dhe është e shtetit të Kosovës, dhe kërkesat duhet t’i drejtohen institucioneve, por mos të lejohet që dikush të bëjë ndarjen politike. Ky skandal na takon të gjithëve dhe duhet të drejtohemi tek institucionet”, u shpreh Gashi. The post Tomë Gashi për protestën për ekspozitën: Mos të politizohet, OVL e UÇK-së është e të gjithëve appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More