World

Thaçi: PDSH nuk do ti mbështesë protestat studentore, përmend Shqipërinë, BDI-në dhe Ambasadorin e Shqipërisë

April 6, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kreu i PDSH, Menduh Thaçi, ka reaguar ashpër ndaj protestave të studentëve për mungesën e mundësisë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke i cilësuar ato si manipulim politik. Thaçi deklaroi se, megjithëse studentët mund të kenë të drejtë dhe mund të përkrahen, mënyra e organizimit të këtyre protestave përbën, sipas tij, “formën më perfide të legjitimimit të dështimeve” të BDI.

Ai shtoi se kjo qasje është mashtrim ndaj opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke e krahasuar situatën me periudha të vjetra kur shqiptarët kërkonin të drejta minimale. Sipas Thaçit, është e papranueshme që në shekullin XXI të kërkohet ende zhvillimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se partia e tij nuk mbështet qasje të tilla. Ai gjithashtu ngriti dyshime për përfshirje të faktorëve të ndryshëm politikë, por theksoi se qëndrimi i tij bazohet në përvojën politike personale. The post Thaçi: PDSH nuk do ti mbështesë protestat studentore, përmend Shqipërinë, BDI-në dhe Ambasadorin e Shqipërisë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More