Advertisement
World

“Tërë natën pa gjumë”, anëtari i stafit të kombëtares turke u drejtohet tifozëve: Ju lusim për qetësi

March 31, 2026
Gazeta Express
Scroll

Është raportuar nga mediumet turke, se mbrëmë pas hedhjes së fishekzjarrëve afër hotelit ku po qëndrojnë yjet e kombëtares së Turqisë, këta të fundit nuk arritën të bëjnë “një sy gjumë”. Andaj, duket se ata e shfrytëzuan ditën e lojës për të pushuar, para përballjes së madhe Kosovë – Turqi. Por, as sot nuk po janë rehat. Kjo pasi tifozë të shumtë turq kanë shkuar afër hotelit, duke brohoritur për kombëtaren e tyre.

Por, një anëtar i stafit të kombëtares turke u ka kërkuar atyre qetësi, pasi po dëshirojnë te flenë. “Pas brohoritjeve të tifozëve para hotelit, një anëtar i stafit që doli në ballkon kërkoi qetësi, duke thënë se lojtarët po flinin”, shkruan “BPT Haber” në platformën “X”. A Milli Takım oyuncularımızın geceyi uykusuz geçirdiği iddia edildi. — Otel önünde tezahürat yapan taraftarlar sonrası balkona çıkan bir görevli, oyuncuların uyuduğunu söyleyerek sessizlik istedi. (Tolga Öztürk) pic.twitter.com/sHGq4P63re https://t.co/rmLg6SgA5G — BPT (@bpthaber) March 31, 2026 Ndeshja e madhe finale e “play-offit” të Botërorit mes Kosovës dhe Turqisë do të nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajë në Kampionatin Botëror 2026./GazetaExpress/ The post “Tërë natën pa gjumë”, anëtari i stafit të kombëtares turke u drejtohet tifozëve: Ju lusim për qetësi appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More