Advertisement
World

Tentoi t’i japë ryshfet policit në kufi, arrestohet shtetasi i Serbisë në Bërnjak

April 4, 2026
Gazeta Express
Scroll

I arrestuari, shtetas i Serbisë, në pikën kufitare në Bërnjak, i ka ofruar zyrtarit policor para, me qëllim që i njëjti të lejonte hyrjen e pasagjerit me dokument identifikues me afat të skaduar në territorin e Kosovës, përcjell Gazeta Express. Në njoftim shtohet edhe se, kartëmonedha është konfiskuar, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi: Arrestohet i dyshuari për dhënie ryshfeti Prishtinë 03 prill 2026 Me datën 03.04.2026, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit kufitar në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Bërnjak, i dyshuari shtetas i Serbisë i cili po drejtonte automjetin me targa të Serbisë, i ka ofruar zyrtarit policor para, me qëllim që i njëjti të lejonte hyrjen e pasagjerit me dokument identifikues me afat të skaduar në territorin e Republikës së Kosovës, veprim ky në kundërshtim me ligjin.

Me veprimet e kryera personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’, ku lidhur me rastin, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim pranë Drejtorisë së Krimeve Ekonomike, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, kartëmonedha është konfiskuar, përderisa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje. The post Tentoi t’i japë ryshfet policit në kufi, arrestohet shtetasi i Serbisë në Bërnjak appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More