Pas triumfit ndaj Rumanisë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bisedoi me ministrin e Rinisë dhe Sportit Osman Ashkın Bak, presidentin e Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Ethem Haçiosmanoglu, trajnerin e Ekipit Kombëtar Vincenzo Montella dhe lojtarët e kombëtares. Siç shkruajnë mediat turke, Erdogani fillimisht përgëzoi presidentin e federatës për suksesin e ekipit kombëtar dhe më pas shkëmbeu fjalë edhe me trajnerin Montella e futbollistin Barish Alper Yilmaz. Ai gjithashtu u uroi atyre suksese në ndeshjen finale të play-off kundër Kosovës të martën, më 31 mars 2026, e cila do të luhet në Prishtinë. Turqia u kualifikuar në finale të play-off për Kupën e Botës pas fitores 1-0 ndaj Rumanisë në Stamboll të enjten. The post Të martën sfidojnë Kosovën, ja veprimi i Erdoganit pas fitores së kombëtares turke dje appeared first on Gazeta Express.
March 27, 2026